Debati për buxhetin në parlamentin turk ka përfunduar me sherr mes deputetëve.
Gjegjësisht, derisa po diskutohej për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pati një përleshje mes deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet dhe partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP).
Një deputeti i CHP-së iu drejtua ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylus gjersa e pyeti për Sezgin Baran Korkmaz, një biznesmen turk që është i burgosur në Austri, i cili përballet me një sërë akuzash në Turqi dhe SHBA, duke përfshirë pastrim parash, ryshfet dhe mashtrim, raporton sozcu.
Duke ndërhyrë mes të dyve, nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së dhe nënkryetari i CHP-së, Veli Agbaba, u përpoqën të qetësonin situatën, por ishte e kot.
Më shumë deputetë iu bashkuan debatit, i cili u përshkallëzua në fjalosje dhe ofendime verbale. Pas sharjeve të ndërsjella të deputetëve, filloi edhe qërim i hesapeve me grushtime. Më pas seanca u ndërpre. /Telegrafi/