Site icon Telegrafi

Sërish frikë nga tërmetet në Itali

Sërish lëkundje tërmeti në qendër të Italisë, raportojnë këtë mëngjes mediat italiane.

Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekura nga tërmeti i rëndë i ditëve më parë, janë verifikuar dy të reja, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht në orët 23:36 të së hënës dhe 02:18 të së martës.

Ndërkohë, një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar 49 minuta pas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha.

Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo të lënduar.

Exit mobile version