Telegrafi

Sërish flitet për trupin e Ronaldos (Foto)

Jo rrallëherë është folur për fizikun e njërit prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Dhe pushimet e tij në Ibiza e kanë risjellë këtë temë nëpër revista dhe portale të shumta që i kanë publikuar fotografitë nga pushimet e portugezit.

Superylli i Real Madridit kaloi një sezon mbresëlënës duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, ashtu që i ka merituar pushimet me djalin e tij.

Lexo po ashtu Ronaldo tregon trupin muskuloz të përkryer në pushime (Foto)

Mirëpo, figura dhe muskujt e 31-vjeçarit admirohen nga femrat, ndërsa meshkujt do të dëshironin të kishin trupin e tij. /Telegrafi/