Telegrafi

Sërish është Amir Rrahmani, reprezentuesi i Kosovës e kalon Napolin në epërsi

Amir Rrahmani ka rikthyer epërsinë për Napolin në takimin ndaj Fiorentinës.

Napolitanët po përballen me Violën në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Derisa pjesa e parë kishte përfunduar 1-1, në të dytën, Napoli e filloi me gol.

Dhe ishte pikërisht Amir Rrahmani që e përmbysi rezultatin, nga një asistim i Pior Zielinskit në minutën e 50-të.

Ky është goli i dytë në këtë sezon i reprezentuesit të Kosovës te Napoli në këtë edicion. /Telegrafi/