Dueli ndërmjet Bashkimit dhe Pejës është mbyllur në mënyrë dramatike, ndërsa fituese doli skuadra nga Prizreni me rezultat 78-77.
Çereku i parë ishte i barabartë për të dyja skuadrat, të cilat shënuan nga 11 pikë.
Në dhjetëminutëshin e dytë, basketbollistët nikoqirë u shkëputën me shtatë pikë (25:18) duke shkuar në pushim me rezultat 36-29.
Mirëpo, mysafirët u kthyen në fraksioni e tretë (17:24), për ta barazuar sërish rezultatin (53-53).
Dhe gjithçka u vendos në çerekun e fundit, i cili ishte shumë i ngushtë. Gjashtë sekonda pa përfunduar takimi, ishin pejanët në epërsi. Mirëpo, Bashkimi ia doli që ta përmbyste epërsinë e ngushtë dhe ta fitonte sfidën.
Me këtë fitore, Bashkim ia rrëmben Pejës pozitën e dytë në tabelë dhe tash ka 35 pikë, një më shumë se rivali i sotëm.
Lideri Sigal Prishtina është katër pikë larg, mirëpo Bashkimi i ka dy lojë më pak të zhvilluara. /Telegrafi/