Koalicioni qeverisës PS-LSI në këto tri vite ka patur ulje ngritjet e veta, veçanërisht në raportet e dy liderëve përkatës, që kanë shënuar shpesh çarje të ashpra, teksa mediat kanë aluduar deri në prishje të koalicionit.
Por një kohë kur duket se ujërat u qetësuan disi, një lajm tjetër vjen nga Gjirokastra, ku Edi Rama në vizitën e fundit duket se nuk është shoqëruar as nga kryetarja e baskisë, Zamira Rami, përfaqësuese e LSI-së dhe as nga deputeti Tavo.
Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë neglizhencë apo impenjim, që ka çuar në këtë vendim përfaqësuesit e kësaj force, por në përgjigjen e tij, Rama i ka lënë hapur të gjitha diskutimet, kur është pyetur për raportet me LSI.
“Ne kemi punën tonë, LSI-ja është në punën e saj. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh, saqë jo vetëm ka vend për t’u rritur së bashku, por ka edhe nevojë për t’u rritur së bashku”.