Telegrafi

Sërish bllokadë në rrugën Mavrovë-Dibër

Qytetarët e rajonit Mavrovë-Dibër, apo të gjithë ata që udhëtojnë në këtë drejtim duhet që të shqyrtojnë itinerarin e tyre, pasi që rruga Mavrovë-Dibër do të jetë sërish e mbyllur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja Publike ”Rrugët e Maqedonisë” njofton se nga ora 13:00 e deri në ora 17:00, do të jetë e bllokuar kjo rrugë, në fshatin Rajçicë. Bllokimi i rrugës për komunikacion ndodhë për shkak të asfaltimit të rrugës./Telegrafi/