R. Kelly është arrestuar shkaku akuzave për ngacmim seksual, sipas policisë amerikane.
Këngëtari 52-vjeçar u arrestua në Chicago gjatë orëve të para të ditës së sotme gjersa i janë po akuzohet për ngacmime seksuale dhe pritet të dërgohet në gjykatën federale të New Yorkut.
Zëdhënësi i prokurorisë amerikane, Joseph Fitzpatrick tha se aktakuza kundër Kellyt janë dorëzuar në gjykatën federale për qarkun verior të Illinoisit.
“Numërimet përfshijnë pornografinë e fëmijëve, joshjen e të miturve dhe pengimin e drejtësisë”, tha Fitzpatrick, duke shtuar se hollësitë e mëtejshme do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se ky është arrestimi i dytë brenda këtij viti për fituesin e Grammyt, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kelly, i cili u arrestua edhe në muajin shkurt.
Pastaj më 30 maj, prokurorët e Cook County shtuan 11 akuza të lidhura me seksin për akuzat që përfshinin një nga gratë që e akuzuan atë për abuzimin seksual kur ajo ishte e mitur.
Ndryshe,ende nuk dihet se kurrë dhe ku do të mbahen seancat gjyqësore kundër këngëtarit R&B. /Telegrafi/