Telegrafi

Sërish anulohet gjykimi për lëndën “Parcelat në Vodno”

Gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno” do të shtypet për me 10 shtator për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarës, Ratka Kamçeva, i cili në Këshillin Gjyqësor ka deklaruar se duhet të jetë në seancë tjetër gjyqësore në lëndë tjetër.

Më herët seanca duhej të mbahej më 30 gusht, por u anulua për shkak të testimit për coronavirus të prokurores Lile Stefanova.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Sipas akuzës, Gruevski është akuzuar për veprat larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe fshehje të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese”.