Site icon Telegrafi

Sërish ankesa të shumta për sistemin e biletave edhe në fazën e dytë të shitjes për ndeshjen Kosovë-Angli

Sot ka filluar faza e dytë e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.

FFK kishte lajmëruar se sistemi do të hapet nga ora 21:30, por sërish ka pasur probleme.

Tifozët që kanë dashur të sigurojnë bileta janë ankuar që sistemi nuk i ka pranuar.Thuajse për më pak se pesë minuta nuk ka pasur më bileta të lira për të blerë në tiks.app.

Kujtojmë se Prokuroria e Shtetit kishte hapur hetime me dyshimin se kishte pasur keqpërdorime në procesin e shitjes së biletave pikërisht për këtë ndeshje, që ishte hapur ditë më parë.

Sistemi kishte dështuar pothuajse tërësisht në ditën e parë.

Ankesa ka pasur edhe nga tifozët anglezë që kanë provuar të sigurojnë bileta. /Telegrafi/   

Exit mobile version