Site icon Telegrafi

Sërish alarme për bomba në Shkup, evakuohen shtatë shkolla

Shtatë shkolla të Shkupit mëngjesin e sotëm kanë marrë denoncime për bomba.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht denoncime për bomba në shkolla, por që kanë rezultuar të rrejshme. Ndërkohë autoritetet në RMV thonë se kanë informacione se prej ku vijnë këto alarme për bomba./Telegrafi/

Exit mobile version