Në disa shkolla të mesme të Shkupit sot sërish ka pasur alarme për vendosje të bombave.
Janë evakuuar nxënësit në tetë shkolla, ndër të cilat edhe nga “Josip Broz-Tito”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Pançe Karagjozov” dhe disa të tjera.
Nga MPB-ja thonë se janë duke i kontrolluar informacionet për alarmet e reja për bomba të vendosura.
“Sot (01.12.2022) rreth orës 14:20 në SPB Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të tetë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/