Sërish ka pasur alarm për bombë në aeroportin e Bazelit në Zvicër sipas mediumit Blick, derisa raportohet gjithashtu se është duke u zhvilluar një operacion policor.
Si rrjedhojë, e kësaj thuhet se aeroporti është duke evakuuar.
“Ne konfirmojmë se terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie”, ka thënë zyra e mediave e aeroportit në përgjigje të një pyetjeje të Blick.
“Pasagjerëve u kërkohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacion në lidhje me fluturimin e tyre”, thuhet në faqen e internetit të Euroairport.
Jo vetëm sot, të enjten gjithashtu u raportua për një alarm bombe në aeroportin e Bazelit /Telegrafi/