Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP Maqedoni vazhdon me serikun “Nga afër” – një seri filmash të shkurtë dokumentarë, të cilët gjatë vitit të kaluar shkaktuan interesim të madh tek publiku, sidomos filmi i parë për standardin e studentëve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kësaj radhe “Nga afër” përqendrohet në ndotësit më të mëdhenj në vend. Fjala është për filma të metrazhit të shkurtë me cilësi të jashtëzakonshme në të cilat përpos vetë rrëfimit hulumtues, shikuesit do të mund të kënaqen edhe në efektet e veçanta të këtyre filmave dokumentarë./Telegrafi/