Telegrafi

Serie A do të mbajë një minutë heshtje për Pelen

Ndeshjet e Serie A më 4 janar të vitit 2023 do të fillojnë me një minutë heshtje në nder të legjendës braziliane Pele, njoftoi Federata Italiane e Futbollit (FIGC).

Pele vdiq në Brazil të enjten, më 29 dhjetor, në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Futbolli italian do të nderojë ish-sulmuesin brazilian duke mbajtur një minutë heshtje përpara miqësoreve të sotme që përfshijnë klubet e Serie A dhe ndeshjet në ligën më të lartë të Italisë, të planifikuara për 4 janar 2023.

Presidenti i FIGC, Gabriel e Gravina tha se futbolli “është bërë loja më e dashur dhe më e luajtur në botë” falë Pele.

“Në të, miliona njerëz e njohën veten në një histori të bukur shpengimi dhe pasioni të madh. Klasi e tij do të shkëlqejë në kujtimet tona përgjithmonë”, deklaroi Gravina.

Klubet, lojtarët dhe legjendat e Serie A kanë respektuar legjendën braziliane në rrjetet sociale, ndërsa ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit , Ronaldo shkroi një letër për La Gazzetta dello Sport, ku kujtoi një takim që pati me ‘O’Rey’ në vitin 2000 pas lëndimit të tij të dytë në gju.

Pele nuk kishte luajtur kurrë në Evropë, por ishte afër bashkimit me Interin në vitet e 50-ta dhe shënoi një gol në fitoren 4-1 kundër Italisë në finalen e Kupës së Botës 1970. /Telegrafi/