Telegrafi

Serie A ka vendosur një simbol dallues në fanellat e lojtarëve më të mirë të vitit, CR7 nuk e mban për një arsye interesante

Serie A ka prezantuar një simbol të ri nderi për sezonin e ri, ku lojtarët më të mirë të zgjedhur të vitit do të vendosin një simbol të veçantë prej ari në fanellat e tyre gjatë gjithë sezonit 2019/20 shkaku i arritjeve e rëndësishme individuale.

Kampionati italian zgjodhi në fund të sezonit lojtarët më të dalluar të vitit, ku më i mirë i zgjodh ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Samir Handanovic u zgjodh portieri më i mirë, si mbrojtës Kalidou Koulibaly, si mesfushor Sergej Milinkovic Savic, sulmues Fabio Quagliarella, ndërsa lojtari i ri më i mirë Nicolo Zaniolo.

Lexo po ashtu Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Serie A

Për këta emra, Serie A vendosi që ta mbajnë një shenj dalluese prej ari në fanellat e tyre në këtë sezon 2019/20.

Simboli shihet qartë në krahun e majtë të Quagliarellas (Foto: Sampdoria/Twitter)

Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Quagliarella ishte i pari që debutoi me këtë simbol, ndërsa pas tij edhe lojtarët tjerë.

Edhe portieri i Interit, Handanovic dhe mbrojtësi i Napolit, Koulibaly u panë me këtë simbol në fanellë.

Fanellat e Handanovicit me simbolin në mes

I vetmi që ka vendosur të mos e mbaj atë simbol në fanellën e tij është sulmuesi portugez i Juventusit, Ronaldo.

Megjithatë, Ronaldo ka një arsye të fortë pse ka vendosur të mos e mbaj këtë simbol në fanellën e tij.

Ylli portugez ka refuzuar ta vendos këtë simbol sepse nuk dëshiron të konsiderohet mbi shokët e tij të skuadrës. Padyshim se ky është një gjet i madh i Ronaldos. /Telegrafi/

Ronaldo nuk e mban simbolin, ndërsa Koulibaly e mban në krahun e majtë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)