Mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger ka thënë se ai nuk mendonte se Serie A kishte ndonjë gjë të veçantë para se ai t’i bashkohej kësaj lige.
Reprezentuesi gjerman ka nënshkruar me Giallorossët nga Stuttgarti, në verën e vitit 2015, dhe ishte i habitur nga vështirësia e ligës italiane.
“Sinqerisht, kur kam luajtur në Gjermani, unë nuk mendoja se Serie A kishte ndonjë gjë të veçantë”, iu është përgjigjur Rudiger pyetjeve në Facebook, përcjell Telegrafi.
“Unë gjithashtu shikoja renditjen e saj në krahasim me Ligat e tjera”.
“Kur kam luajtur ndeshjet e mia të para këtu e kuptova se nuk ishte e lehtë, ekipet janë të përgatitura më shumë taktikisht se sa në Ligën gjermane, ku mbështeten më shumë në forcë fizike”, përfundoi mbrojtësi gjerman. /Telegrafi/