Telegrafi

Serie A: Intensifikohet lufta për pozitën e katërt

Antonio Cassano shënoi me të filluar ndeshja për të çuar në avantazh ekipin mysafir, ndërsa Giampaolo Pazzini dyfishoi atë 10 minuta në pjesën e dytë (55’).

Edhe me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Santiago Morero me kartonin e dytë të kuq, Chievo arriti të ngushtojë rezultatin me anë të Andrea Mantovani, 15 minuta para fundit të ndeshjes (76’).

Me tre pikët e reja Sampdoria mbledh 51, sa ka edhe Palermo që ndodhet në pozitën e katërt.

Napoli në anën tjetër ka dështuar të nxjerrë tre pikë në udhëtim te Lazio duke barazuar 1-1 dhe duke ngecur në garën për pozitën e katërt (49 pikë).

Pozita për vendin e katërt mbetet e hapur me Palermon më vonë udhëton në fushë të Catanias dhe Juventusin që udhëton te Udinese. /Telegrafi/