Telegrafi

Serialit “Sha je be tu folën” i bashkohet edhe Adriana Matoshi

Seriali i ri “Sha je be tu folën” po vazhdon të sjellë skeçe të ndryshme në episodet e reja.

Kastit të aktorëve të këtij seriali, duket se i është bashkuar edhe një prej aktoreve më në zë të skenës.

Bëhet fjalë për Adriana Matoshin, e cila krahas angazhimeve politike, anash nuk po e lë as profesionin e saj si aktore.

Ka qenë vet aktori Ridvan Murati, ai i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet “aderimi” i tyre i ri në serial, shihet bashkë me dy producentët dhe aktorët kryesorë, Ridvan Muratin dhe Ernest Zymberin.

“Aktorja Adriana Matoshi pjesë e serialit tonë, dhe shumë shpejt me risi tjera”, ka shkruar Murati në Facebook.

Kujtojmë që njohja e të tre aktorëve daton që nga koha e “O Sa Mirë”, ku ata kanë luajtur në disa nga rolet më atraktive për publikun. /Telegrafi/