Këtë të shtunë, në ora 21: 00 në RTV Dukagjini, fillon transmetimin seriali më i ri vendor, ’SHPK NAZI’.
Seriali, përveç argëtimit ka për qëllim promovimin e produkteve vendore. Pjesë e këtij seriali janë aktorë të njohur tashmë për publikun si, Edon Bërveniku, Granit Uka, Armend Baloku, Muhamed Arifi etj.
Regjia dhe skenari është bërë nga Ard Islami, i cili ka thënë që ideja e një seriali me një tematikë të tillë ka qenë qysh nga viti 2010 dhe nuk ka të bëj me zhvillimet e fundit politike në vend.
Abi Kompani, e cila konsumatorit vendor dhe ndërkombëtar i ofron shumëllojshmëri produktesh është ndër bashkëpunëtorët e parë të serialit.
Realiteti kosovar i bizneseve dhe vështirësitë e pronarëve të tyre do paraqiten më së miri çdo të shtunë në ora 21:00 nga personazhet e serialit ‘SHPK NAZI’.
Bëhuni gati për shumë të qeshura !!