Telegrafi

Seriali “Rrushe” publikon promon e episodit të fundit të sezonit

“Rrushe” po i afrohet fundit të sezonit të parë, një sezon fantastik dhe i mbushur me plot dramë. Seriali dramë-krim ka ngazëllyer publikun gjatë 20 javëve të fundit, me ngjarjen dramatike, aktrimin profesional, e regjinë e mrekullueshme.

“Rrushe” ka bërë një rrugëtim të gjatë e të bukur. 20 episode përmbyllin sezonin e parë këtë të diel, duke lënë shenjë në kinematografinë vendore, si një nga serialet me prodhimin më të mirë deri tani në vend. Episodi i kaluar solli shumë momente dramatike, të cilat përmbyllën një kapitull të vështirë, sidomos për protagonisten kryesore Vesa Pirullin.

Por, duket se drama nuk ka përfunduar ende, pasi promoja e publikuar në gjirafaVideo.com na ka zbuluar se ka shumë për të ndodhur në këtë serial të mbushur me të papritura.

Se ku do të përfundojnë personazhet më të dashura të këtij seriali mbetet të shihet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Promon e episodit të fundit të “Rrushe” mund ta shikoni më poshtë: