“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios.
Një projekt i veçantë dhe i punuar me shumë kujdes, që do të vijë prej 23 maj çdo të martë prej orës 21:00 me nga dy episoda si premierë ekskluzive në Shqipëri në ekranin e Top Channel.
Seriali “Rrushe” është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhti, e dashuri.
Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë. Me një ekip profesional siç është produksioni i GjirafaStudios, me aktorët më të mirë shqiptar, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve televizive të zakonshme shqiptare.
“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në trevat shqipfolëse, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike, duke përfshirë këtu aktorët si: Shkumbin Istrefi, Aurita Agushi, Doresa Rexha, Çun Lajci, Enver Petrovci, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adriana Matoshi, Arta Muçaj, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.
Seriali “Rrushe” do të fillojë transmetimin me datë 23 Maj, çdo të martë nga ora 21:00 me nga dy episoda në Top Channel. Online, serialin “Rrushe” mund ta ndiqni kudo dhe kurdo në gjirafaVideo.com
Shiko trailer të “Rrushe” – kliko këtu