Telegrafi

Seriali “Rrushe”: Pas episodit fantastik, publikohet promoja e episodit të ri

Pas një episode drithëruese, në gjirafaVideo.com u publikua edhe promoja e episodit të ri të serialit “Rrushe”, e cila duket se na paraqet pasojat e shkatërrimit të Lëvizjes Qëndresa.

Të dielën përfundoi episodi i 10 i serialit dramë-krim Rrushe, i prodhuar nga GjirafaStudios. Episodi i dhjetë solli shumë momente dramatike, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e ngjarjes.

Ky episod solli shumë vrasje të cilat rezultuan me shpërbërjen e Lëvizjes Qëndresa. E gjithë kjo histori ndodhë në vitin 1995. Mirëpo, në të tashmen, Vesa Pirulli ka filluar të zbulojë gjëra të paditura për gjyshin e saj, Faruk Pirullin.

Episodi i 11-të i serialit “Rrushe” shfaqet këtë të diel nga ora 20:00 në T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.com.

Më poshtë e gjeni promon e episodit të ri të serialit Rrushe.