Telegrafi

Seriali i ri komik “Fara e flliqt” me aktorët Muhamed Arifi dhe Edon Bërveniku vjen çdo të shtunë në Klan Kosova

“Fara e flliqt” fillon nga kjo jave me serial episodik i cili planifikohet te transmetohet çdo fund javë për 15 javë rresht, ku personazhet kryesore janë: Liridoni dhe Gixha nga aktorët Muhamed Arifi dhe Edon Bërveniku.

Personazhet e shumëpritura fillojnë rrugëtimin e tyre me shumë situata komike dhe atraktive për audiencën.

Në kanalin YouTube është publikuar edhe një ‘trailer’ i këtij seriali, i cili duket se do të jetë mjaft interesant.

Edhe më të veçantë e bën fakti se aktorët kryesorë tashmë janë të njohur për publikun për sensin e tyre të humorit, pasi e kanë dëshmuar veten në serialin shumë të shikuar komik, “ShPK Nazi”.

Çdo të shtunë “Fara e flliqt” vetëm në Klan Kosova nga ora 20:45 dhe në YouTube, në kanalin e tyre zyrtar. /Telegrafi/