Fëmijët janë e ardhmja dhe si e tillë mundësit që ata të zhvillohen dhe të shprehin kreativitetin e tyre duhet të jenë të panumërta.
I tillë është edhe seriali për fëmijë “4” që do të transmetohet çdo të diele me fillimin nga ora 11:00.
Seriali përbëhet nga katër fëmijë të talentuar, kreativ dhe të dashur që vijnë në rolet e një biznesmeni të vogël, një blogere, një nxënës perfekt dhe një ‘cooler’ shkupjan.
Katër fëmijët do t’i argëtojnë bashkëmoshatarët e tyre çdo fundjavë përmes ekranit televizive të MTV 2.
Seriali do të ketë transmetimin edhe në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/