Telegrafi

Seriali i Netflixit, “Lupin” tejkalon “The Queen’s Gambit” për nga shikueshmëria brenda 28 ditëve të para të publikimit

Ndërsa serialet “The Queen’s Gambit” dhe “Bridgerton” thyen rekorde në fund të vitit 2020 me mbi 60 milionë transmetime secili në 28 ditët e tyre të para në platformën ‘Netflix’, seriali i ri francez “Lupin” po i tejkalon ata shpejt.

Seriali i bazuar në romanet e Maurice LeBlanc të Francës, i cili krijoi personazhin në vitin 1905 – duket se do të arrijë 70 milionë trasnetime deri më 5 shkurt, në të cilën pikë do të jetë në dispozicion për një muaj.

“The Queen’s Gambit” u publikua më 23 tetor 2020 dhe arriti 62 milionë shikues në fund të nëntorit, shkruan DailyMail.

“Bridgerton” u publikua në Ditën e Krishtlindjes dhe parashikohet të arrijë në 63 milionë deri në fund të janarit.

“Lupin”, me sa duket do ta thyejë këtë rekord me shtatë milion të tjerë. Ai gjithashtu është bërë seriali i parë francez që hyn në listën e “Top 10 të Netflix”, duke u renditur në vendin e parë në: Brazil, Vietnam, Argjentinë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Poloni për të përmendur vetëm disa.

“Lupin” sjell Omar Sy në rolin kryesor. Karakteri i tij është Assane Diop – dikush që jeton një jetë të frymëzuar nga hajduti Arsène Lupine, i romaneve LeBlanc.

Koncepti është zhvilluar nëpër formate të ndryshme të filmit dhe televizionit gjatë viteve, duke përfshirë një seri të animuar.

George Kay ka shkruar shfaqjen, së bashku me François Uzan.

Historia flet për hajdutin Diop, babai imigrant i Senegalit është përgatitur për vjedhjen e një gjerdani të shtrenjtë diamanti nga punëdhënësi i tij, i pasuri dhe i fuqishmi Hubert Pellegrini, dhe var veten në qelinë e tij të burgut nga turpi.

Librat origjinalë nga fillimi i Shekullit 20 tashmë kanë parë një rritje të interesit të ri që kur seriali nisi në ‘Netflix’ dhe përsëritjet e serive të animuara po shfaqen në kanale të ndryshme në të gjithë botën.

Seriali është gjithashtu vetëm gjysmë i publikuar, me pesë episode në dispozicion dhe pesë të tjera që pritet të publikohen në javët e ardhshme. /Telegrafi/