“Vatican Girl” është një serial i ri i Netflix i bazuar në ngjarje të vërteta, ndërsa shikuesit shpesh janë shqetësuar nga përmbajtja.
Seriali i vërtetë i krimit merret me zhdukjen misterioze të 15-vjeçares Emanuela Orlandi, e cila u zhduk pa lënë gjurmë pasi u largua nga ora e muzikës në Romë në vitin 1983.
Deri më sot, ajo nuk është gjetur kurrë – që do të thotë se është zhdukur për më shumë se 39 vjet – por të gjitha provat sugjerojnë se Vatikani është i përfshirë.
Këtë gjë e bën edhe më të tmerrshme fakti se në vitin 2001 aty u gjet një kafkë e vogël, ndonëse asnjëherë nuk u konfirmua se i përkiste vajzës së zhdukur.
Pas zhdukjes së vajzës adoleshente, shumë raportuan pamjet e saj, përfshirë edhe vet Vatikanin, por nuk u konfirmua kurrë me siguri se çfarë i kishte ndodhur asaj.
Në trailer, familja Orlandi shpjegon se “heshtja është gjëja më e dhimbshme që mund të durojë një familje”.
Megjithatë, ajo përfundon me sugjerimin se e vërteta më në fund është zbuluar në këtë mister dekadash, me një sugjerim nga traileri që rrit mundësinë që adoleshentja të ishte droguar.
Ndër reagimet e para ndaj serialit, shikuesit vunë në dukje se ishin të magjepsur njëkohësisht nga komploti, por edhe të shqetësuar nga insinuatat për përfshirjen e Vatikanit.
Njëri prej tyre tha se kishte makthe për shkak të serialit, ndërsa në të njëjtën kohë shumë rekomandojnë që ai “duhet shikuar”. /Telegrafi/