Telegrafi

Seriali “FUBAR” me Schwarzenegger në rolin kryesor është aktualisht më i pëlqyeri në Netflix

(Foto: Netflix)

“FUBAR” është një serial i ri në platformën Netflix, i cili në vetëm pak ditë pati rreth 90 milionë orë shikime, çka e bën më të ndjekurin në javën e fundit.

Sipas platformës së transmetimit, ky realizim është përfshirë në top 10 serialet më të ndjekura në 90 vende të botës.

Seriali ishte më i ndjekuri edhe pse u publikua më 25 maj, ndërsa është i zhanrit aksion-komedi me Arnold Schwarzenegger në rolin kryesor.

Lexo po ashtu Shikuesit të çmendur pas serialit të ri të Schwarzenegger, por çfarë kuptimi ka titulli “Fubar”

Ngjarja bazohet në marrëdhënien mes vajzës Ema dhe babait Luke, të cilët krejt rastësisht zbulojnë se po punojnë fshehurazi për CIA-n, gjë që çon në një sërë situatash komike në familjen e tyre.

Krijuar nga Nick Santora, seriali u shfaq premierë më 25 maj në Netflix. Përveç kësaj, Santora është gjithashtu producent ekzekutive i serialit, ndërsa vet Schwarzenegger mori pjesë në shkrimin e skenarit së bashku me Adam Higgs, Scott Sullivan e Holly Dale.

Krahas ikonës së filmave aksion, në “FUBAR” luajnë edhe Monica Barbaro, Milan Carter, Jay Baruchel, Aparna Brielle, Andy Buckley, Fortune Feimster, Barbara Eve Harris, Gabriel Luna, Fabiana Udenio e Travis Van Winkle. /Telegrafi/