“FUBAR” është një serial i ri në platformën Netflix, i cili në vetëm pak ditë pati rreth 90 milionë orë shikime, çka e bën më të ndjekurin në javën e fundit.
Sipas platformës së transmetimit, ky realizim është përfshirë në top 10 serialet më të ndjekura në 90 vende të botës.
Seriali ishte më i ndjekuri edhe pse u publikua më 25 maj, ndërsa është i zhanrit aksion-komedi me Arnold Schwarzenegger në rolin kryesor.
Ngjarja bazohet në marrëdhënien mes vajzës Ema dhe babait Luke, të cilët krejt rastësisht zbulojnë se po punojnë fshehurazi për CIA-n, gjë që çon në një sërë situatash komike në familjen e tyre.
Krijuar nga Nick Santora, seriali u shfaq premierë më 25 maj në Netflix. Përveç kësaj, Santora është gjithashtu producent ekzekutive i serialit, ndërsa vet Schwarzenegger mori pjesë në shkrimin e skenarit së bashku me Adam Higgs, Scott Sullivan e Holly Dale.
Krahas ikonës së filmave aksion, në “FUBAR” luajnë edhe Monica Barbaro, Milan Carter, Jay Baruchel, Aparna Brielle, Andy Buckley, Fortune Feimster, Barbara Eve Harris, Gabriel Luna, Fabiana Udenio e Travis Van Winkle. /Telegrafi/
https://youtu.be/f6A56zcGeWE