Telegrafi

Seri takimesh diplomatike të ministrit për punë të jashtme, Dimitrov në suaza të Asamblesë së KB

Ministri për punë të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në suaza të Diskutimit të përgjithshëm në seancën e 72-të të Asamblesë së Kombeve të bashkuara ka realizuar takime të veçanta dypalëshe me zv.ministrin për punë të jashtme të Meksikës, Carlos de Gonzales Ikasa, me ministren për punë të jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland, me ministrin për punë të jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin dhe me ministren për punë të jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtojnë nga MPJ, Dimitrov në takimin me zv.ministrin për punë të jashtme të Meksikës ka shkëmbyer mendime në lidhje me ndodhitë më të rëndësishme në politikën ndërkombëtare dhe gjendjen në rajonin amerikan dhe atë evropian, si dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Në takimin me homologen kanadeze, është diksutuar për hapjen e një faqe të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, pas krizës së thellë që përjetoi Maqedoni gjatë dy viteve të fundit, ku ministrja e punëve të jashtme të Kanadasë ka shprehur përkrahjen e tyre për përpjekjet e Maqedonisë në rrugën e integrimit në NATO.

Edhe me ministrin e Ukrainës, janë diskutuar gjendja në rajon, si dhe mundësia e përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, ku ministri Dimitrov ka pranuar ftesë për vizitë në Ukrainë.

Në takimin me ministren e punëve të jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, pasi që është konstatuar se nuk ka çështje të hapura në mes dy shteteve, kanë biseduar për përmirësimin e bashkëpuniminit, duke nënshkruar më shumë marrëveshje bilaterale.

Përveç këtyre takimeve, ministri Dimitrov ka realizuar takime edhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn./Telegrafi/