Telegrafi

Seri këngësh në version akustik nga 2Po2 dhe Yll Limani (Video)

Një nga këngët që pati shumë sukses këtë vit ishte “Dritat” nga 2Po2 dhe Yll Limani.

Të dy artistët pas këtij viti të jashtëzakonshëm me suksese kanë vendosur që të provojnë një numër këngësh të vjetra të 2Po2 në version akustik.

Dhe, ky projekt tashmë është publikuar në YouTube me tri këngë që interpretohen mjeshtrisht nga artistët.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Gone Girl”, “Crazy Girl” dhe “Prishtinali” janë këngët që performohen ndryshe, por shumë bukur.

“Future” quhet kompilacioni i artistëve.

Ky kompilacion këngësh vjen si video e punuar nga Imagine Films.

Për dyshen viti 2018 pritet të jetë intensiv me shumë këngë të reja. /Telegrafi/