Telegrafi

Sergio Reguilon sqaron veprimin e tij heroik në ndeshjen Newcastle – Tottenham

Mbrojtësi i majtë i Tottenhamit, Sergio Reguilon zbuloi se i tha gjyqtarit të ndalonte lojën ndërsa ai shpjegoi veprimin heroik të tij në St James ‘Park.

Në fund të pjesës së parë, loja mes Newcastles dhe Spurs u ndërpre për shkak të një urgjence mjekësore.

Më vonë doli që një tifoz ishte rrëzuar dhe ishte dërguar në një spital lokal.

Lexo po ashtu Reguilon dhe Dier, heronjët në ndeshjen Newcastle – Tottenham: Dyshja e Spurs sinjalizuan se një tifoz kërkon ndihmë urgjente

Por, veprimi i shpejtë nga Reguilon ishte absolutisht vendimtar. Me atë që ndodhi në tribunën lindore në anën e majtë ku ai po luante, ish-lojtari i Real Madridit paralajmëroi gjyqtarin Andre Marriner.

“Ne dëgjuam tifozët të bërtisnin”, deklaroi Reguilon për Sky Sports.

“Pashë një djalë të shtrirë dhe ishte shumë i stresuar. Shkova te gjyqtari dhe i thashë ‘ne duhet të ndalemi, nuk mund të luajmë kështu’.

“Tani, mendoj se ai është mirë? Kjo është më e rëndësishme se gjithçka”.

Pas kthimit në fushë për të luajtur minutat e fundit të pjesës pasi lojtarët u nxorën nga fusha, Reguilon u duartrokit me zë të lartë nga tifozët e Newcastle në një moment të mrekullueshëm.

Ai kishte merita të mëdha për veprimet e tij heroike dhe po ashtu edhe shoku i skuadrës Eric Dier, me të dy të emëruar si heronjtë e kësaj ndeshje.

Pasi kuptoi se diçka nuk ishte në rregull, Dier vrapoi në anën tjetër të fushës dhe me nxitim i kërkoi mjekut të merrte një defibrilator. /Telegrafi/