Në vazhdën e aktiviteteve të tij për të siguruar votat e duhura për të qenë zëvendësues i sekretarit të përgjithshëmtë OKB-së, Ban Ki-Moon, kandidati i Maqedonisë, Srgjan Kerim ka botuar një kolumnë të re në The Huffington Post, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kësaj radhe, Kerim është përqëndruar në ndryshimet klimatike, duke deklaruar se arritja e një pajtimi ndërkombëtar, do të duhet të jetë, edhe më tutje, njëra nga detyrat kryesore të njeriut të parë të OKB-së, sekretarit të përgjithshëm.
Sipas tij, arritja e një ujdie për aktivitetet kundër ndryshimeve klimatike është pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë që e lë, sekretari i deritanishëm, Ban Ki-Moon, duke theksuar se do të tregojë lidership në këtë çështje, nëse zgjidhet si Sekretar i përgjithshëm i OKB-së. Shkrimin e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/