Telegrafi

Sergio sjell së shpejti projektin e ri “Dije zemër”, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto)

Artisti i ri nga Shqipëria Sergio, projektet e të cilit kanë miliona klikime në YouTube, shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re “Dije zemër”.

Kënga është punuar nga Alfred Sula, tekstin e saj e ka shkruar vet artisti, gjersa këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit nga produksioni Entermedia.

Në një prononcim për Telegrafin, artisti ka rrëfyer se kënga “Dije Zemër” do të jetë mjaft e veçantë, dhe për realizimin e saj është shpenzuar një kohë e gjatë,

“Veçantia e këtij projekti qëndron në faktin se për këtë këngë është punuar mbi dy vite” është shprehur ai.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e këtij klipi, i cili pritet të publikohet i plotë brenda pak ditësh. /Telegrafi/