Artisti i ri nga Shqipëria Sergio, projektet e të cilit kanë miliona klikime në YouTube, shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re “Dije zemër”.
Kënga është punuar nga Alfred Sula, tekstin e saj e ka shkruar vet artisti, gjersa këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit nga produksioni Entermedia.
Në një prononcim për Telegrafin, artisti ka rrëfyer se kënga “Dije Zemër” do të jetë mjaft e veçantë, dhe për realizimin e saj është shpenzuar një kohë e gjatë,
“Veçantia e këtij projekti qëndron në faktin se për këtë këngë është punuar mbi dy vite” është shprehur ai.
Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e këtij klipi, i cili pritet të publikohet i plotë brenda pak ditësh. /Telegrafi/