Site icon Telegrafi

Sergio sjell projektin e ri me këngëtaren bullgare

Po vazhdon me bashkëpunime ndërkombëtare, të cilat po i sjellin suksese këngëtarit shqiptar.

Sergio ka sjell projektin më të ri muzikor në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

“Heart Beating Hard”, titullohet kënga më e re këngëtarit durrsak, i cili ka bashkëpunuar me këngëtaren bullgare, Andrean.

Kënga e realizuar në gjuhën angleze, e shfaq tejet seksi këngëtaren që është një ndër më të përfolurat në Bullgari.

Kjo nuk është hera e parë që Sergio ka bashkuar forcat me këngëtare të huaja, ai u bë më i njohur me projektin “Pantera” që e solli me Galenën.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/

Exit mobile version