Portieri i Manchester Unietdit, Sergio Romero, ka rinovuar deri në fund të 2021.
E gjitha kjo erdhi pas paraqitjeve të mira në Ligën e Evropës dhe për këtë argjentinasi është i lumtur.
“Jam i lumtur që kam rinovuar kontratën. Kush nuk dëshiron të jetë në klubin më të mirë në botë?”.
“Ne kemi portierë të mëdhenj dhe jemi këtu të përmirësojmë njëri-tjetrin. Sigurisht që është një moment krenarie për mua dhe familjen time të luajë në finalen e Ligës së Evropës”.
“Mezi po pres të ndihmojë ekipin në sukseset e sezonit të ardhshëm”, ka thënë Romero. /Telegrafi/