Sergio Rico po vazhdon rikuperimin me ritme të shpejta pas zgjimit nga koma ku qëndroi për 19 ditë.
Portieri i Paris Saint-Germain ishte në gjendje kome pas rrëzimit nga kali, nga i cili u dëmtua në kokë pastaj.
Spanjolli e ka marrë veten dhe mësohet se ka lënë spitalin pas 36 ditëve kujdes intensiv.
Por bëhet me dije se gjatë periudhës që ka qëndruar në koma, Sergio Rico ka humbur plot 20 kg dhe 30% të masës muskulore.
Aktualisht mediet spanjolle raportojnë se portieri po vazhdon procesin e rekuperimit në shtëpi, në pritje për të kuptuar se cili do të jetë fati i karrierës së tij.
Një rikthim në fushë për momentin duket i përjashtuar, por lajmi më i mirë për Ricon dhe familjen e tij është se kanë lënë pas aksidentin e tmerrshëm. /Telegrafi/