Telegrafi

Sergio Ramos zgjedh Iniestan

“Do ta kisha angazhuar Iniestan”, ka thënë mbrojtësi i Real Madridit në një intervistë për Don Balon, megjithatë sipas tij, Leo Messi është lojtari që u shkakton më së shumti telashe mbrojtësve, për shkak të kualiteteve të tij, shpejtësisë dhe sepse “e mban topin të ngjitur për këmbësh”.

Spanjolli ka thënë fjalë të mira edhe për dy bashkëlojtarët e tij Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, duke shtuar se është mirë të kesh lojtarë konkurrues që stërviten shumë, sepse mund të mësosh nga ata. /Telegrafi/