Telegrafi

Sergio Ramos vendos një rekord evropian për kartona të kuq

Sergio Ramos ka marrë dy kartonë të verdhë kundër Gironas, që do të thotë se është pezulluar për ndeshjen e fundjavës së ardhshme kundër Levantes.

Ai është përjashtuar 25 herë në karrierën futbollistike duke thyer një rekord evropian.

Fillimisht u zverdh në minutën e 63-të pastaj një minutë para përfundimit të takimit goditi me bërryl në fytyrë Pedro Alcalan.

Para ndeshjes së kësaj pasdite, Ramos ishte një karton i verdhë larg pezullimit – i cili pritet t’i bartet për ndeshjet kundër Atleticos, Villarrealit, Betisit dhe Espanyolit.

Ai tani është lojtari i cili është përjashtuar më shumti në histori të gjitha ligave kryesore evropiane, duke tejkaluar mbajtësin e mëparshëm të rekordeve, Cyril Rool, i cili ishte skuqur 19 herë në Ligue 1.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ramosit

Ky pezullim i ri vjen vetëm disa ditë pasi qendër mbrojtësi është ndëshkuar me një ndeshje mos lojë në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, Ramos deri më tani ka luajtur 415 raste për Los Blancos dhe ka shënuar 59 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/