Telegrafi

Sergio Ramos vazhdon përgatitjet përpara debutimit te PSG

Sergio Ramos po vazhdon regjimin e tij stërvitor teksa kërkon të bëjë debutimin e tij të shumëpritur për klubin francez, Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi qendror është lojtar i PSG-së për më shumë se tre muaj, pasi kompletoi transferimin falas në verë, pas skadimit të kontratës me Real Madridin.

Por, Ramos ka mbetur jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar 35-vjeçarin të punojë fortë në terrenin stërvitor të klubit, pasi kjo video e tregon atë duke bërë një seancë palestër e ndjekur nga ushtrimet në natyrë në bar.

“Programi i rikuperimit të Sergio Ramos, i koordinuar nga stafi mjekësor, po evoluon siç ishte planifikuar”.

“Ai pritet të jetë në gjendje të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e PSG-së. /Telegrafi/