Telegrafi

Sergio Ramos thyen rekordin për më shumë gola ​​të shënuar nga një mbrojtës brenda një sezoni këtë shekull

Sergio Ramos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, bëri histori me golin e tij të shënuar në udhëtimin e Real Madridit te Leganes.

Leganes dhe Real Madrid mbyllen pjesën e parë me barazim 1-1, ku goli i parë u shënua nga mysafirët me anë të Ramos (9’) për 0-1 dhe Bryan Gil (45’) për 1-1.

Ramos shënoi golin e tij të 11-të të sezonit kundër Leganes dhe theu një rekord të madh.

Me 11 gola të shënuar, ky është totali më i mirë i çdo mbrojtësi në La Liga Santander në shekullin XXI.

Ishte Mariano Pernia, i cili më parë mbajti rekordin e këtij shekulli me 10 gola të shënuar për Getafen 15 vjet më parë.

Që kur La Liga rifilloi në qershor, Ramos ka shënuar gjashtë gola, po aq sa Lionel Messi dhe ka qenë kyç në shtytjen e suksesshme të Realit për titullin e ligës. /Telegrafi/