Telegrafi

Sergio Ramos thyen rekordin e Buffonit, bëhet lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos ka thyer rekordin e paraqitjeve ndërkombëtare në futbollin evropian pasi bëri paraqitjen e tij të 177-të për kombëtaren La Roja në barazimin 1-1 të Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës.

Ramos udhëhoqi ekipin e Luis Enrique në Basel në një natë rekordi për mbrojtësin e Real Madridit.

Sipas konfirmimit zyrtar nga UEFA, Ramos është bërë lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare, pasi ai kaloi në këtë garë portierin Gianluigi Buffon.

Lexo po ashtu Ramos humbet penalltinë e dytë radhazi ndaj Zvicrës, Sommer ia ‘kapë si mollë’

Sidoqoftë, ndeshja përfundoi si mos më keq për 34-vjeçarin, pasi suksesi i tij i gjatë i penalltive të konkretizuara përfundoi kundër ekipit të Vladimir Petkovic.

Ramos humbi dy penallti në këtë ndeshje, apo më saktë iu priten nga portieri Yann Sommer, duke e prishur serinë prej 25 penalltive të shënuara radhazi.

Lexo po ashtu Luis Enrique i del në mbrojtje Ramosit pas dy penalltive të humbura ndaj Zvicrës

Mbrojtësi i Realit humbi penalltinë e parë në minutën e 57-të, ndërsa të dytën në minutën e 80-të të takimit.

Menaxheri Luis Enrique ofroi mbështetjen pas mbylljes së ndeshjes, duke thënë se Ramos do të kishte goditur edhe penalltinë e tretë dhe katërt, ndërsa gjyqtari do t’i akordonte. /Telegrafi/