Sergio Ramos pa dyshim ashtu sikurse në vitin 2014 edhe në vitin 2016 ndaj Atletico Madridit ishte njeriu vendimtar drejt fitores së trofeut.
Ramos përveç që shëngoi golin e Realit në kohën e rregullt, ishte pivotal gjatë gjithë ndeshjes me performancën e tij.
Ai ishte stoik në mbrojtje, i sakt në koordinimet me mesfushën.
Dhe, më e rëndësishmja, ndërpreu një kundërsulm vdekjeprurës në sekondat e fundit me një start të dyshimt nga prapa i cili u ndëshkua vetëm me të verdhë, shkruan Telegrafi.
Ramos edhe në penalti ishte i sakt duke konkretizuar.
Në përgjithësi, Sergio Ramos meritoi të shpallet njeriu i ndeshjes, kurse më poshtë ju sjellim statistikat e tij.
90 % saktësi në pasime
9 s’pastrime të topave nga zona
6 duele të fituara në ajër
3 bllokada
1 gol
A e meritoi Ramos të shpallet “man of the match”?
/Telegrafi/