Telegrafi

Sergio Ramos në rolin e sulmuesit – shënon një supergol nga goditja e dënimit ndaj Mallorcas

Sergio Ramos ka shënuar një gol të bukur nga goditja e dënimit ndaj Mallorcas.

Real Madridi e ka thelluar në 2-0 epërsinë e tij ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në pjesën e parë në minutën e 19-të nga Vinicius Junior, i cili paraboloi portierin pas asistimit të Luka Modricit.

Megjithatë, goli i dytë i Mbretërve i shënuar nga Ramos ishte thjeshtë fantastik.

Mbrojtësi spanjoll shënoi supergol nga goditja e dënimit prej rreth 20 metrave për 2-0.

Ky gol i Ramosit erdhi në minutën e 56-të të ndeshjes. /Telegrafi/