Sergio Ramos ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e klubit të ri Monterrey.
Monterrey ka fituar në kuadër të xhiros së 10-të në shtëpi me rezultat 4-2 ndaj Santos Lagunas.
Sergio Ramos si kapiten i skuadrës e ka nisur ndeshjen nga miuta e parë, derisa ka shënuar gol në minutën e 57-të.
Monterrey ka tani 15 pikë pas 10 xhirove, derisa ndodhen 11 pikë larg vendit të parë. /Telegrafi/