Site icon Telegrafi

Sergio Ramos me postim emocional pasi u la jashtë listës së Spanjës për Euro 2020

Sergio Ramos ka reaguar pasi është lënë jashtë listës së Spanjës për Kampionatin Evropian që mbahet në këtë verë.

Nga 11 qershori deri më 11 korrik, kombëtaret evropiane do të sfidojnë njëra-tjetrën për titullin e më të mirit.

Luis Enrique publikoi listën me 24 lojtarët e ftuar, derisa asnjë futbollist i Real Madridit nuk gjendet në të.

Ramos ka bërë një postim emocional, duke reaguar në lidhje me listën e publikuar nga La Roja.

“Pas disa muajsh të vështirë dhe një sezoni të çuditshëm, ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar në karrierën time, vjen Euro (Kampionati Evropian)”, ka shkruar ai në Instagram.

Lexo po ashtu Spanja publikon listën e lojtarëve për Euro 2020 - asnjë futbollist i Real Madridit

“Unë kam luftuar dhe kam punuar me trup dhe shpirt çdo ditë që të jem në gjendje të arrij 100 për qind me Real Madridin dhe kombëtaren, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç dëshironi”.

“Më dhemb që nuk kam qenë në gjendje të ndihmoj më shumë ekipin tim dhe të mos mbroj Spanjën, por, në këtë rast, është më mirë të pushojmë, të rikuperohemi plotësisht, dhe vitin e ardhshëm, të kthehemi siç kemi bërë gjithmonë. Dhemb që të mos përfaqësoj vendin, por duhet të jesh i sinqertë”.

 

“Uroj të gjithë shokëve të mi të skuadrës fat më të mirë dhe shpresoj të kemi një Kampionat Evropian të shkëlqyeshëm. Unë do të bëj tifo nga shtëpia”.

“Një përshëndetje e madhe për të gjithë dhe gjithmonë #VivaEspaña dhe #HalaMadrid”, thuhej në shkrimin e Ramosit. /Telegrafi/

Exit mobile version