Telegrafi

Sergio Ramos planifikon rikthimin për gjysmëfinalen e Kupës

Zinedine Zidane e ka të çartë se dy blerjet e mëdha të dimrit do të jenë Sergio Ramos dhe Karim Benzema, që pritet të kthehen vetëm në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. 

Kapiteni ka qenë i lënduar dhe nuk ka luajtur ende në vitin 2018.

Ai nuk ka luajtur me Numancian, Celta Vigon dhe as kundër Villarreal, ndërsa do të mungojë edhe ndaj Leganes, në raundin tjetër të Kupës.

Ramos mbetet jashtë fushave

Prej se lojtari mungon, klubi nuk është duke pasur rezultatet të mira në La Liga dhe Los Blancos po e presin me shumë emocione rikthimin e kapitenit të tyre.

Lexo po ashtu Real Madridi më afër mbijetesës se sa titullit me pikë, Barcelona trofeun në 'xhep'

E njëjta gjë vlen edhe për Benzeman, që tashmë ka filluar të stërvitet me top, por nuk ka luajtur ende në këtë vit.

Edhe Benzema jashtë shkaku i lëndimit

Zidane e di se francezi nuk duhet të futet në fushë pa qenë në formën e tij më të mirë.

Klube dhje tifozët presin që lojtarët të kthehen dhe të jenë në formë për sfidat e Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, pasi në kampionat nuk kanë më gjasa që të rikthen në ‘luftë’ për titull. /Telegrafi/