Futbollisti legjendar spanjoll Sergio Ramos po shet vilën familjare ku jetonte me bashkëshorten e tij Pilar Rubio.
Me këtë rast mediet spanjolle publikuan një seri fotografish që ju lejojnë të hidhni një sy luksit në të cilin një prej futbollistëve më të mirë ndonjëherë ka jetuar.
Ramos ka nxjerrë në shitje pronën e tij luksoze në periferinë e Madridit, La Moraleja, dhe çmimi është gjashtë milionë euro, thotë revista spanjolle Marca.
#LoMásVisto Así es la mansión que Sergio Ramos y Pilar Rubio han puesto a la venta por 6 millones de euros https://t.co/gdOluTNgJz
— MARCA (@marca) February 5, 2024
Kjo pronë e bollshme ofron mjaft komoditete dhe detaje luksoze, dhe shtrihet në 1000 metra katrorë. Është rinovuar me një dizajn të sofistikuar dhe është i pajisur me sistemet më moderne të shtëpisë.
Prona ka një shtëpi pritjeje të veçantë, një stacion sigurie dhe një ndërtesë shtesë me palestër dhe sauna.
Përveç ambientit të jashtëm, ka edhe një pishinë të brendshme, dhe kopshti i gjerë si dhe bari janë mbresëlënës.
E vendosur në pjesën më elitare të Madridit, kjo vilë ka qenë gjithmonë tërheqëse për investitorët e pasur, dhe në të njëjtën kohë kjo lagje është e njohur në mesin e shumë futbollistëve, kështu që lojtarët e Atleticos dhe Realit jetojnë në atë.
Ndryshe, ky 37-vjeçar u rikthye këtë verë nga Paris Saint Germain te Sevilla, klubi ku e nisi karrierën.
Ndërkohë, ai arriti suksesin më të madh gjatë 16 viteve të tij në Real Madrid, kur fitoi shumicën e trofeve prestigjioze të futbollit.
Shikoni si duket pasuria luksoze e Sergit dhe bashkëshortes së tij Pilarit në fotogalerinë e cila është publikuar ekskluzivisht nga kompania përgjegjëse për shitjen e vilës. /Telegrafi/