Sergio Ramos këmbëngul se kurrë nuk ka qenë kundër angazhimit të Antonio Contes.
Mediat e huaja gjatë javëve të fundit kanë raportuar se italiani mund të jetë trajner i ri i Real Madridit.
Gjithashtu thuhet se një pjesë e lojtarëve duke përfshirë kapitenin Ramos është kundër ardhjes së trajnerit në krye të shtabit teknik të madrilenëve.
Megjithatë, mbrojtësi spanjoll ka përgënjeshtruar shkrimet duke thënë se nuk është e vërtetë.
“Respekti fitohet, nuk është i imponuar. Ne kemi fituar tituj dhe menaxhimi i ekipit është më i rëndësishëm se njohja e një trajneri”, kishte thënë Ramos.
Megjithatë, pas fitores në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzenit, lojtari mohoi se po fliste për Conten.
“Nuk flisja aspak rreth tij, unë fola në përgjithësi. Sapo thashë se një trajner duhet të fitojë respekt. Meqë Cristiano (Ronaldo) u largua, ai është në qendër të vëmendjes “, tha ai.
Ndryshe, reali ditë më parë e shkarkoi trajnerin Julen Lopeteguin duke e vendosur përkohësisht në këtë rol, Santiago Solarin. /Telegrafi/